Ekzekutohet 19 vjeçari shqiptar në Francë

Një 19-vjeçar shqiptar u qëllua për vdekje të dielën vonë pasdite në Avenue Charras në Clermont-Ferrand të Francës. Ndërkohë autori, i cili hapi zjarr nga një makinë arriti që të largohej pa u kapur nga policia.

Këtë të hënë, prokuroria e Clermont-Ferrand sqaroi se viktima identiteti i të cili s’dihet ende nuk kishte precedentë penalë.  Pavarësisht kësaj, vrasja ka ngritur dyshime se mund të jetë e lidhur me aktivitet kriminal, për shkak të afërsisë me një zonë të njohur për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Motivet e këtij ekzekutimi të rëndë nuk janë ende të qarta, por vendndodhja pranë një pike të njohur shpërndarjeje të lëndëve narkotike ka ngritur dyshime se mund të jetë e lidhur me prapaskena kriminale. Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Francë, ndërsa autoritetet janë nën presion për të zbardhur sa më shpejt këtë vrasje që ndodhi në mes të rrugës, në një zonë të frekuentuar dhe në orare kur qarkullimi është ende i lartë.