Atentati në Lundër, niset për kurim jashtë vendit 17-vjeçari i plagosur

Niset për trajtim jashtë vendit adoleshenti, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në Lundër.

Mediat raportojnë se 17-vjeçari sapo është nisur në Romë për të vijuar terapinë mjekësore

Po ashtu gjatë mbrëmjes pritet të niset edhe i vëllai i tij, 11-vjeçari, i cili sipas mjekëve ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore, por stabël.

Atentati me 4 persona të plagosur u regjistrua në zonën e Lundrës, në Tiranë, mes të cilëve edhe dy të mitur.

Ata po udhëtonin në të njëjtën makinë dhe ndaj tyre është qëlluar me breshëri nga një automjet tjetër, që i kishte zënë pritë.

Paraprakisht dyshohet se autorët kanë ngatërruar shënjestër dhe katër personat janë përballur pabesisht me breshërinë e plumbave.