Dy shqiptarë në Britani të Madhe dënohen me 18 vjet burg për përdhunim

Dy shqiptarë janë dënuar me 18 vite burg në total nga drejtësia britanike. Ata u gjetën fajtorë për përdhunimin e një vajze në shtëpinë e saj.

Në gjyq, prokurorët thanë se viktima u takua me 22-vjeçarin Redjon Cenaj në një klub nate në Leicester, në tetor 2023 dhe më pas atyre iu bashkua 20-vjeçari Mariglen Ferataj.

Pamjet e CCTV treguan se vajza nuk ishte në gjendje të mirë pasi kishte konsumuar alkool dhe Ferataj e mori dhe e futi në një taksi, e cila i çoi në banesën e vajzës, ku më pas të dy djemtë dyshohet se abuzuan seksualisht me të.

Në Gjykatën e Leicester Crown të premten, të dy djemtë nga Shqipëria u dënuan me nga nëntë vite burg secili.

Pamjet e CCTV tregouan se Cenaj dhe Ferataj, po e mbanin vajzën në mënyrë të dyshimtë. Një deklaratë e marrë nga shoferi i taksisë gjithashtu konfirmoi se viktima nuk ishte vigjilente për atë që po ndodhte, thanë oficerët.

Gjatë intervistës së tij, Ferataj ka thënë se marrëdhënia seksuale mes tyre ka qenë konsensuale, ndërsa Cenaj ka mohuar se ka kryer marrëdhënie me vajzën që i ka denoncuar.

Përkundër pretendimeve, Gjykatën e Leicester Crown, shpalli Redjon Cenaj dhe Mariglen Ferataj

“Pavarësisht se panë pamjet e CCTV-së nga ajo natë, e cila tregonte sjelljen e viktimës dhe faktin se nuk kishte asnjë mënyrë që ajo të ishte në gjendje të pranonte diçka, të dyshuarit vazhduan të sugjeronin se gjithçka ishte konsensuale. Viktima ka treguar guxim të jashtëzakonshëm gjatë hetimeve dhe procedurave ligjore- kjo nuk ishte aspak e lehtë për të. Incidenti ka ndikuar për keq në shëndetin e saj mendor dhe jetën e saj në përgjithësi”, ka theksuar gjyqtari.