Radio Televizioni Shqiptar ka hapur tenderin më të lartë në historinë e saj, me një vlerë prej 9 milionë eurosh.
Objekti i tenderit është: Blerje Shërbimi i Mirëmbajtjes për Rrjetin e Shpërndarjes DVB-T2 për 48 muaj.
Rrjeti i transmetuesave i cili është i ndërtuar nga 59 stacione transmetuese, të shpërndarë në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe përbëhet nga 11 stacione transmetuese me fuqi 1.1kË (3 transmetues secili), 33 stacione me fuqi 570Ë (3 transmetues secili), dhe nga 15 stacione me fuqi 50Ë (2 transmetues secili).
Sipas dokumentit të RTSH-së, mirëmbajtja diagnostikuese do të përfshijë analizimin dhe diagnostikimin e gabimeve në sistem për të parandaluar defektet e rënda, të cilat mund të kërkojnë kosto të mëdha për t’u riparuar më vonë.
Fondi limit/vlera e pritshme e kontratës per 12 muaj: 226,954,134.2 (dyqind e njëzetë e gjashtë milion e nëntëqind e pesëdhjetë e katër mijë e njëqind e tridhjetë e katër pikë dy) lekë pa tvsh / 2,289,228.7 euro pa tvsh (bazuar në kursin e këmbimit të Bankës së Shqipërisë – 99,14 lekë/euro më datë 06.03.2025).
-Fondi limit/vlera e pritshme e kontratës per 48 muaj: 907,816,536.8 (nëntëqind e shtatë milion e tetëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e pesëqind e tridhjetë e gjashtë pikë tetë) lekë pa tvsh / 9,156,914.8 euro pa tvsh (bazuar në kursin e këmbimit të Bankës së Shqipërisë – 99,14 lekë/euro më datë 06.03.2025).
Ky tender është hapur në kohën kur në krye të këtij institucioni ishte vendosur përkohësisht Aurora Polo, ndërkohë që RTSH është ende në pritje të zgjedhjes së drejtorit të ri.
