Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj dosjes “Partizani” ku mes të pandehurve është ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit, të Fatmir Bektashit pasi ndodhej në një gjyq tjetër. Seanca e radhës do të mbahet me 18 prill, në orën 13:00.
Sali Berisha akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit akuzohet për korrupsioni pasiv dhe pastrim parash.
Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha qëndroi 1 vit në masën ‘arrest shtëpie’ dhe më pas Gjykata vendosi ndaj tij që ta nxjerrë me masën ‘detyrim paraqitje’, pasi hetimi ndaj tij kishte përfunduar dhe ai nuk mund t’i prishte provat.