Aksident i dyfishtë në Lezhë, një i lënduar rëndë

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Laç, pranë urës mbi lumin Mat në zonën e Fushë-Milotit.

Mediat raportojnë se janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme materiale dhe lëndime për një nga drejtuesit e mjeteve.

Paraprakisht dyshohet se një prej shoferëve është transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një manovër e gabuar nga njëra prej makinave të përfshira në përplasje. Policia rrugore ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.