Një grua 59-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën teksa punonte në një hotel në zonën e Oias në Santorini.
Mediat greke shkruajnë se shqiptarja e paidentifikuar me emër ka qenë duke punuar në një hotel kur një shtrat i veçantë, i fiksuar në mur u shkëput dhe i ra në kokë.
Pavarësisht ndihmës së shpejtë, shqiptarja nuk mundi të mbijetojë. Autoritetet kanë vijuar arrestimin e pronarit të hotelit, të cilit i kërkohet të japë shpjegime për kushtet e sigurisë së ambienteve.
Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.