Lejuan ndërtime pa leje, pezullohen nga detyra 3 policë dhe tre inspektorë të IKMT në Mallakastër

3 punonjës policie dhe tre punonjës të IMT janë pezulluar nga detyra ndërsa ndaj tyre është caktuar masa “detyrim paraqitje”të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

Nga hetimet e thelluara të zhvilluara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore me metoda speciale, punonjësit e policisë në bashkëpunim me punonjësit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë lejuar ndërtime të paligjshme në territorin e Bashkisë Mallakastër.

Të pezulluarit janë:

-Inspektor Y. K., Ndihmës Specialist / SPZ, Komisariati i Policisë Fier

-Inspektor I. B., Ndihmës Specialist / SPZ, Komisariati i Policisë Fier

-Inspektor D. K., Ndihmës Specialist / SPZ, Komisariati i Policisë Fier

-Kryeinspektor A. X., IKMT, Bashkia Mallakastër

-Inspektor SH. XH., IKMT, Bashkia Mallakastër

-Inspektor K. Y., IKMT, Bashkia Mallakastër

Njoftimi i AMP:

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 3 punonjës policie dhe 3 punonjës të IKMT

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë Gjyqësore” ndaj 3 punonjësve të policisë dhe 3 punonjësve te IKMT, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

➡️ Inspektor Y. K., me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier

➡️ Inspektor I. B., me detyrë Ndihmës Specialist/SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier

➡️ Inspektor D. K., me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier

➡️ Kryeinspektor A. X., me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër

➡️ Inspektor SH. XH., me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër

➡️ Inspektor K. Y., me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër

Nga hetimet e thelluara të zhvilluara nga AMP me metoda speciale, rezultojnë dyshime të arsyeshme së këta punonjës policie në bashkëpunim me punonjësit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë lejuar ndërtime të paligjshme në territorin e Bashkisë Mallakastër.