Shtyhet sërish vendimi për kalimin ose jo për gjykim të dosjes së privatizimit të ish-Kompleksit sportiv “Partizani”.
Për këtë dosje hetimore është marrëi pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë.
Gjykata e Posacme do të vendosë më 15 prill, nëse dosja Partizani do të kalojë për gjykim, ose të kthehet pas për plotësim hetimesh apo do të pushohet. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e në prej avokatëve të të pandehur Xhimi Begeja.
Ish kryeministri kërkon heqjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje” me argumentin se nuk ka asnjë kusht apo kriter që të qëndrojë kjo masë.
Që nga dhjetori i vitit 2023, Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion në dosjen e aferës “Partizani”, pasi akuzohet se me një sërë veprimesh të paligjshme i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.