Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat.
Dy automjete janë përfshirë në aksidnet dhe për pasojë ka humbur jetën njëri prej shoferëve.
Sipas policisë, viktma është një 50-vjeçar.
Drejtuesi i makinës tjetër është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.