Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, hapet zyrtarisht fushata elektorale

Ka nisur sot zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit.

Subjektet politike kanë një muaj intensiv me takime, mitingje dhe përballje mes partive, që garojnë për të marrë pushtetin.

Sipas formulës së re elektorale, çdo parti politike ka 186 kandidatë për deputetë, ku 46 janë nga lista e mbyllur dhe 140 nga lista e hapur.

Renditja e partive në fletën e votimit është si vijon:

-Aleanca për Shqipërinë Madhështore

-Lëvizja Bashkë

-Lëvizja Atdheu

-Partia – Koalicioni Euroatlantik

-Partia Socialiste

-Nisma Shqipëria Behet

-Aleanca Kombëtare Shqiptare

-Aleanca Demokracia e Re

-Djathtas për Zhvillim

-Partia Mundësia

-Partia Social Demokrate

Risia kryesore e këtij procesi zgjedhor është vota e Diasporës. Për herë të parë, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të votojë për zgjedhjet e përgjithshme.

Aktualisht KQZ-ja vijon punën për përgatitjen e zarfeve dhe dërgimin e tyre, në adresat e shënuara nga zgjedhësit.

Kuvendi i Shqipërisë ka gjithsjej 140 deputetë dhe gara mes partive politike zhvillohet në 12 qarqet e vendit. Pjesën më të madhe të numrit të deputetëve e ka Tirana me 37, kurse qarqet me numrin më të vogël janë Kukësi dhe Gjirokastra, respektivisht me 3 dhe 4 deputetë.

Ndarja e mandateve në qarqe

-Qarku Fier, 16 mandate, 5 të renditur

-Qarku Berat, 7 mandate, 2 të renditur

-Qarku Dibër, 5 mandate, 2 të renditur

-Qarku Durrës, 14 mandate, 5 të renditur

-Qarku Elbasan, 14 mandate, 5 të renditur

-Qarku Gjirokastër, 4 mandate, 1 i renditur

-Qarku Korçë, 10 mandate, 3 të renditur

-Qarku Kukës, 3 mandate, 1 i renditur

-Qarku Lezhë, 7 mandate, 2 të renditur

-Qarku Shkodër 11, 4 të renditur

-Qarku Tiranë, 37 mandate , 12 të renditur

-Qarku Vlorë 12, 4 të renditur