Vota e Diasporës, nis përgatitja e zarfeve në ambientet e Parkut Olimpik në Tiranë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën për përgatitjen për fletët e votimit për diasporën.

Zarfet po përgatiten në Parkun Olimpik të Tiranës, aty ku do bëhet edhe numërimi i tyre.

Dërgimi i zarfeve në Diasporë pritet të nisë në fund të kësaj jave. Ky proces po ndiqet edhe nga përfaqësues të partive politike.

Përgatitja e dokumentacionit zgjedhor do të monitorohet me kamera dhe punonjësit që do mbushin zarfet do punojnë me tre turne.

Kjo është hera e parë që diaspora shqiptare mund të votojë në zgjedhje parlamentare në Shqipëri.