Një 29 vjeçare ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj në Tiranë. Policia e kryeqytetit bën me dije se e reja, ka qëlluar me thikë bashkëshortin, pas një konflikti për motive të dobëta.
Sa i takon bashkëshortit, ai ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë 29 vjeçarja është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim shtetasen Xh. S, 29 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës, bashkëshortin e saj, i cili është në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 29-vjeçares”- njofton policia.