Dosja “Flakë në det”/ GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për “baronin e dogës”, Gëzim Çelën dhe 11 të tjerë

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e grupit “Flakë në det” për tu gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Kërkesa u pranua nga trupa e gjykimit, e përbërë nga; Erjon Bani dhe Rudina Palloj, teksa në datën 23 prill Prokuroria e Posaçme do të lexojë konkluzionet përfundimtare për 12 pjesëtarët e këtij grupi.

Në korrik të 2024, SPAK përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen ndaj baronit të drogës Gëzim Çelaj, ish-shefin e komisiaratit të policisë së Kurbinit, Dritan Metaj dhe të pandehurve të tjerë, të akuzuar për trafik droge e kryer në formën e një grupi të strukturuar kriminal.

SPAK njoftoi se gjatë hetimeve është provuar se të pandehurit si pjesë e grupit të strukturuar kriminal drejtuar nga Gëzim Çelaj e Arlind Ismajlukaj, kanë marrë përsipër organizimin dhe trafikimin në sasi të mëdha të lëndëve narkotike, të paktën në dy raste, në ngjarjen e datës 31 Mars 2023, ku në rrugën nacionale Tiranë-Fushë Krujë është sekuestruar një sasi prej 41 kg lëndë narkotike e llojit heroinë, si dhe në ngjarjen e datës 14 Gusht 2023, ku është tentuar që nëpërmjet detit duke përdorur mjete lundruese të trafikohen sasi të mëdha të lëndëve narkotike, i njohur si operacioni policor “Flakë në det”.