Denoncimi/ Mungon ilaçi, pacienti i sëmurë me kancer s’bën kimioterapi prej 2 muajsh

Një tjetër denoncim ka ardhur nga një pacient që vuan nga kanceri, i cili prej dy muajsh nuk bën kimioterapi. Në një mesazh që i ka dërguar gazetarit, Osman Stafa, qytetari thotë se e kishin marrë në telefon duke i thënë se as sot nuk ka mjekim, edhe pse për të është jetike.

Pacienti tregon se ka dy muaj pa bërë kimioterapi dhe ka mungesë të ilaçit, Daratumumab.

Gazetari Stafa i kujton kryeministrit, Edi Rama dhe Ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, se këta pacientë kërkojnë kimioterapi dhe jo pasaportën europiane, për të cilën ai po e prapagandon dita-ditës.

“Përshëndetje z. kryeministër Edi Rama. Ky pacient që vuan nga kanceri, nuk kërkon pasaportën europiane, por kërkon kimioterapi.

A është krim ky, z. kryeministër? Znj. Ministre e Shëndetësisë Albana Koçiu, ky qytetar ka 2 muaj pa këtë medikament. A kjo është shëndetësia europiane dhe moderne?

P.S. Ky mesazh më ka ardhur sot“, shkruan Osman Stafa, teksa publikon mesazhin e pacientes me kancer.