Përmbaruesit u shkuan në hotel t’iu sekuestronin pajisjet, babë e bir i rrahin me grushte

Babë e bir janë vënë në pranga në Librazhd pasi kanë goditur me grushte dy përmbarues gjyqësorë, të cilët iu kishin shkuar në ambientet e hotelit, për të ekzekutuar një vendim civil për dëmshpërblim.

Ngjara ndodhi në ambientet  e një hoteli në fshatin Mirakë, ku 2 shtetasit, për shkak të detyrës, 2 përmbarues gjyqësorë. Pas këtij njoftimi specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës.

Misir Hoxha 50 vjeç dhe Nelson Hoxha 24 vjeç, banues në Elbasan, u arrestuan në flagrancë, pasi goditën përmbaruesit. Këta të fundit kishin shkuar të zbatonin një vendim të vitit 2014 të Gjykatës së Elbasanit për të sekuestruar pajisjen e këtij hoteli me qëllim dëmshpërblimin e shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.