Nga nesër nisin aplikimet për në Universitete, maturantët kanë afat deri në 3 gusht

Nga dita e nesërme maturantët kanë mundësi të aplikojnë online për të vazhduar studimet universitare. Ata do të mund të plotësojnë formularin A2 me 10 degët që dëshirojnë të garojnë në universitet dhe do të kenë afat deri më 3 gusht për këtë procedurë.

Sipas kuotave që Ministria e Arsimit i ka dërguar rrjetit akademik shqiptar, maturantët kanë mbi 32 mijë kuota në dispozicion. Ndërsa në degën Mjekësi e përgjithshme janë 465 kuota, prej të cilave 400 janë për maturantët brenda vendit dhe 65 për maturantët nga trojet, Medvegja, Preshevë dhe Bujanovc. Në disa programe studimi kriter është nota mesatare.

Maturantët mund të përzgjedhin mes 653 programeve të studimit ndërsa kuota në total janë mbi 3270 kuota.

Universitetet që kanë konkurse apo teste shtesë brenda javës së parë të Gushtit bëjnë publike emrat e aplikantëve. Këtë vit akademik edhe Mjekësia do të ketë test shtesë për maturantët, i cili pritet të zhvillohet në datat 10-20 Gusht.