Rama komenton punën e Altin Dumanit: Pse nuk thirri ndonjë politikan gjithë ato vite që ishte prokuror?

Kryeministri Edi Rama ka marrë sërish meritat sa i takon reformës në Drejtësi. Gjatë një takimi me kandidatët për deputetë në qarkun e Elbasanit, u shpreh se në gjittë ato mvite që Dumani ishte prokuror nuk thirri asnjë politikan, pasi sipas tij nuk kishte shpatën e drejtësisë, por e mbante pushteti politik.

Sipas Ramës, edhe pse Altin Dumani i kishte virtytet për të qenë një prokuror i pavarur, ishte reforma në drejtësi ajo që i dha mundësinë për ta bërë detyrën e tij pa pasur ndikime. 

“Altin Dumani ka respektin dhe solidaritetin tonë për punën që bën, por edhe sulmet kafshërore që ka marrë familjarisht. Ka qenë aty dhe virtytet nuk besoj se i erdhën nga reforma, i ka pasur.

Pse nuk thirri Altin Dumani ndonjë politikan gjithë ato vite që ishte prokuror, ti thërriste “hajde këtu njëherë” Pse nuk doli ndonjë gjykatës të thoshte :bjere këtu Duman se do ta gjykoj”, Zero, jo hetuar por as thirrur. Nuk kishte shpatën Altini, por e kishte pushteti politik. Ajo shpata që ka në dorë zonja e drejtësisë, e mbante në dorë pushteti politik.

U kalb situata, u vranë njerëz në rrugë komplet të pafajshëm. Shpatën e zonjës së drejtësisë nuk e ka pasur drejtësia shqiptare, peshoren jo e jo, peshoren edhe sot e ka të lëkundur. Sytë e mbyllur nuk i kanë akoma, por ama prokuroria duke nisur nga SPAK shpatën e ka të veten, dhe ky është vetëm vullnet i yni. Hyrja në BE është shpëtim, po vjen 11 Maji dhe ne i them shqiptarëve që shpatën ta ketë drejtësia e të mos vijë ta marrë pushteti politik. Bufi kënetës thotë do të hapim tiktok dhe do të shkrijmë SPAK. Pra nuk është e garantuar”- u shpreh Rama.