Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste gjatë vizitës në Berat ka folur sërish për drejtësinë e re.
Ai vijoi duke propaganduar se drejtësia e re është iniciuar dhe mbështetur nga Partia Socialiste.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal tek kreu i SPAK, Altin Dumani, për të cilin u shpreh se ka respekt.
Ai theksoi se Dumani ka qenë edhe më parë prokuror, por nuk kishte fuqinë për të arrestuar qoftë dhe një ministër të vetëm.
“Altin Dumani meriton shumë respekt, ishte aty dhe më parë pse nuk e bënte këtë detyrë në këtë formë. Përse nuk arrestonte dot më parë një ministër? Si ka mundësi që një ministër që nga 1912 nuk është thirrur nga pavarësia e gjyqësorit. Të gjithë ata që janë vrarë dhe janë burgosur janë nga udhëheqja nga Zogu, nga Enveri dhe nga Bufi Kënetës. I burgosuri i fundit politik është Fatos Nano. Shpatën e drejtësisë e ka mbajtur i pari dhe ne e dorëzuam shpatën. Ne dhe ju dorëzuam shpatën, nga pushteti politik ja dhamë një trupe të pavarur”, theksoi Rama.