Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një video-montazhi rrjete sociale.
Duke u ndalur te vendimi i Bashës për të kandiduar në listën e hapur të Tiranës me Koalicionin Euroatlantik, kreu i qeverisë e ironizoi duke thënë se ai vetë hyri në listë të mbyllur për shkak se mori vesh se Basha është zgjuar nga gjumi.
Lulzim Basha: O Ramë prapë kishe pyetur për mua?
Edi Rama: Në listë të hapur jam, me koalicionin euroatlantik në Tiranë.
Lulzim Basha: Ah, prapë përgjumësh ti, po si pyeta unë për ty, kur ti më çove video vetë o Ramë ku je o Ramë ku je? I madh je…
Edi Rama: Ej, ti në listë të hapur ëëë? I fortë je, bravo, po ishalla po ta beson njeri këtë, atë hall kam unë… Po sa deputetë do nxjerrësh në Tiranë, apo të gjithë? Ma thuaj pak këtë se mezi pres.
Lulzim Basha: Po ti mo Ram ku je? Ke thënë që do jesh në listë të hapur. S’ishe, as në tiranë, as në Shkodër, as në Vlorë, As në Durrës as në Fier. Ku je futur mor Ram?
Edi Rama: E thashë Lul, e thashë që do jem në listë të hapur, po e thashë kur më rrejti mendja që ti s’do zgjoheshe këtë vit… Po kur pashë që dole ti në fushë thashë mooos, ik me vrap, futu, mbyllu në listë, se erdhi Lul Suferina e po të merr para siç të ka marrë sa herë i ke dal në rrugën e vet të fitoreve të njëpasnjëshme…
Lulzim Basha: Epike pasha Zotin, ke gjithë shtetin në dispozicion dhe prapë shkon futesh në listë të mbyllur apo ke ndonjë frikë se frika bën keq për gjumin. E di ti.
Edi Rama: Eh mër Lul, nuk i kupton dot ti ata që s’i ze gjumi, ça të të them unë ty, ti ke lind me këmishë nate vëlla, është i dashuruar gjumi me ty, s’të ndahet! Kurse unë aha, nuk më do gjumi jo, dua Lulin thotë…
Lulzim Basha: S’mu përgjigje ku i ke shokët? E di atë këngën e Unikatilit ‘ku të kanë mbetur shokët”. Ku i ke mor Ram shokët?
Edi Rama: Jo se s’tu përgjigja, thjesht s’desha me të lëndu, po ti je përfundimisht i madh… Për vete jetim fare, të ikën të gjithë, madje jo, nuk ikën ata po të nxorën ty nga shtëpia në rrugë të madhe, e ti me buzën vesh më vesh më thua mua ku i ke shokët!!!
PS-ja shtëpi e madhe Lul, një bie mijëra ngrihen, prit sa do shkojnë në 11 maj, mos i qaj hallin kalorësit se i varen këmbët me një llaf… Hajde artist, forca aty, po si the, do ju heq vizat amerikane ahahaha.. Ore po kjo Aleanca Madhështore si te duket më qafsh?!
Ndërkohë Basha nuk vonoi dhe ju përgjigj Edi Ramës përmes një video në rrjete sociale.
Teksa udhëton me makinën e tij, Basha ka vendosur në sfond këngën e Unikatil, “Ku t’mbetën shokët”. Madje ai nuk ngurron të këndojë edhe një pjesë të tekstit “ku t’metën shokët”, duke ju referuar socialistëve të cilët kanë probleme me drejtësinë dhe janë në burg.
“O Rame, ku i ke shokët?
Ku e ke Lalin?
Ku e ke Benin?
Ku e ke Terin?
Ku e ke Lir Beqen?…”, shkruan Basha krahas videos.