Një 30 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi kishte kthyer banesën e tij në një laborator droge. Policia njofton se në banesën e 30 vjeçarit S.T u gjetën 1 kg e 276 gram, kokainë dhe një peshore elektronike që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Banesa shërbente për përgatitjen dhe ndarjen në doza të lëndëve narkotike, me qëllim shitjen. Ndërkohë po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
“Zbulohet një banesë që shërbente për përgatitjen dhe ndarjen në doza të lëndëve narkotike, me qëllim shitjen.
Sekuestrohen 1kg e 276 gram lëndë narkotike kanabis, sasi lënde narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, arrestohet poseduesi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës së panderprerë për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Drug base”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. R., 30 vjeç, banues në Tiranë .
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. R., shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kg e 276 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis, lëndë narkotike kokainë dhe 1 pershore elektronike, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”- thuhet në njoftimin e policisë.