Listat e publikuara nga dy partitë e mëdha politike në vend, PS dhe PD, sollën surpriza të shumta dhe emra që nuk priteshin të ishin kandidatë për 11 Majin.
Por, mes atyre që u shfaqën papritur në listat e kandidatëve, janë edhe disa që pritej të kandidonin sërish, por nuk ishin pjesë e planeve të kryetarëve të partive.
Në Partinë Socialiste, Rama vendosi të spastrojë 25 deputetë aktualë, duke mos i rikandiduar as në listat e hapura. Qarku me më shumë deputetë që nuk do të jenë më në Kuvend është Fieri, pasi janë 7 deputetë aktualë që nuk kandidojnë në 11 Maj.
Edhe Vlora me 5 deputetë është një tjetër qark që është spastruar nga Rama, ndërkohë që nuk janë në listë as Luljeta Bozo, Agron Çela dhe Paulin Sterkaj. Këta të fundit kanë futur në lista të afërmit e tyre.
Deputetët e PS jashtë listave të Ramës:
Dibra
Lavdrim Krashi
Berati
Bardhyl Kollçaku
Nasip Naco
Gjirokastër
Laert Duraj
Lezha
Eduart Ndreca
Shpresa Marnoj
Korça
Ilir Topi
Vlora
Pranvera Resulaj
Anduel Tahiraj
Niko Kuri
Ilir Metaj
Teuta Ramaj
Shkodër
Paulin Sterkaj
Agron Çela
Kukes
Gerta Duraku
Elbasan
Klevis Xhoxhi
Fier
Petro Koçi
Lindita Buxheli
Baftiar Zeqo
Bujar Çela
Ismet Beqiraj
Tatjana Pirro
Mirela Pitushi
Durrës
Denis Deliu
Tiranë
Luljeta Bozo
Ndërkohë, nëse në Partinë Socialiste Rama vendosi t’i linte jashtë listave, në Partinë Demokratike pakënaqësitë bënë që shumë prej deputetëve të hiqnin dorë nga kandidimi.
Janë 12 deputetë aktualë, mes të cilëve edhe Dashnor Sula, Ilda Dhori e Oriela Nebiaj, që nuk pranuan të ishin në listë të hapur dhe morën vendimin të tërhiqen nga listat e 11 Majit të opozitës.
Deputetët e PD që refuzuan kandidimin:
- Helidon Bushati
- Kasem Mahmutaj
- Eralda Bano
- Emilja Kolici
- Ferdinand Xhaferraj
- Lefter Gështenja
- Qani Xhafa
- Zheni Gjergji
- Orjela Nebilaj
- Ilda Dhori
- Dashnor Sula
- Sorina Koti