Në pritje të listës së PS, një tjetër deputet i Ramës tërhiqet nga gara e 11 Majit

Pas Nasip Naços dhe Laert Durajt, edhe deputeti Klevis Xhoxhi është tërhequr nga gara për zgjedhjet e 11 Majit. Ai pritej të kandidonte në qarkun e Elbasanit.

Tërheqja ka qenë për shkak se ata nuk janë në listën e sigurt të Partisë Socialiste, por janë lënë në listën e hapur. Për të njëjtën arsye, ditën e djeshme u tërhoq edhe deputeti, Petro Koçi.

Kujtojmë se në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PD, kryeministri Edi Rama tha se të gjithë deputetët që kanë fituar qoftë edhe një mandat nën siglën e PS do të garojnë në listë të hapur, pasi lista e mbyllur do t’iu lihet drejtuesve të qarqeve dhe figurave të reja politike. 

Kjo ka sjellë pakënaqësi në selinë rozë, duke çuar në 4 dorëheqje deri tani.