Të fshehura në një furgon, sekuestrohen rreth 110 mijë euro në Portin e Durrësit

Në Portin e Durrësit janë sekuestruar 108 960 euro dhe 600 franga zvicerane, të cilat nuk ishin të deklaruara sipas rregullores kufitare.

Policia theksoi se për këtë rast ka arrestuar një 40-vjeçar nga Dibra, i cili i kishte fshehur paratë në furgonin që drejtonte.

Ky rast nuk është i izoluar. Tre ditë më parë, policia e portit të Durrësit sekuestroi 223 200 euro të dyshuara produkt i krimeve dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.

Së bashku me paratë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, furgoni që drejtonte i arrestuari, si dhe 2 celularë dhe pasaporta e tij.