Prokuroria kërkon sekuestrimin e 20 milionë eurove pasuri në Tiranë, ja kujt i përkasin

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar sekuestrimin e një pasurie prej 20 milionë eurosh. Ajo i përket Ndue Gjergjit dhe familjes së tij.

Personi në fjalë dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike.

Prokuroria thotë se pasuria nuk justifikohet nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se rrjedh nga veprimtaria kriminale që ka kryer Gjergji.

Për këto arsye, Prokuroria kërkoi sekuestrimin e 31 pasurive, të cilat në total kanë  një vlerë transaksioni 6 milionë euro por që në vlerë tregu përllogariten në 20 milionë euro.