Tërmet në PS, jo vetëm Gjiknurin, Rama shkarkon gjithë kupolën e partisë

Në Asamblenë me dyer të mbyllura, kryeministri Edi Rama vendosi të shkarkojë gjithë kupolën drejtuese në Partinë Socialiste. Formalisht mësohet se në shtator PS do mbledhë Kongresin por shkarkimi i tyre i beftë duket se lidhet me skandalet e shumta të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin në javët e fundit. Kjo lëvizje shihet si nje valvul shkarkimi për të qetësuar opinionin publik të irrituar që mesa duket do reflektohet edhe në qeveri. Por fakti se mbledhja u bë me dyer të mbyllura po jep sinjale se tashmë po fillon një stuhi në maxhorancë. 

Sekretarët e shkarkuar:   
1-Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi
2-Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji
3-Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj
4-Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti
5-Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj
6-Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj
7-Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko
8-Sekretari për Migracionin, Laert Duraj