Zjarret që kanë përfshirë fushën e mbetjeve urbane kanë shkaktuar panik në Vlorë. Ndërsa në Fier situata vijon të mbetet problematike prej tre ditësh.
Tetë mjete të Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile të Komandës Mbështetëse, kanë shkuar për të ndihmuar në izolimin e flakëve.
Deri në këtë moment, duket se nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë, informoi pak minuta pas mesnatës ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në “Facebook”.
Ministri i Mbrojtjes Niko Pelesh ka publikuar pamjet nga aksioni për shuarjen e zjarreve në Fier e Vlorë.
42 trupa dhe 13 mjete janë angazhuar prej orësh në aksionin për shuarjen e zjarreve të ndezura në Peshtan të Fierit dhe fushën e mbetjeve në Vlorë.