Qeveria miratoi shqyrtim propozimin-vendimit për aprovimin e rritjes së përfitimeve dhe pensioneve për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile dhe familjarëve të tyre. Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se rritja e pensioneve për këtë kategori do të jetë 20 për qind mbi shumën aktuale.
“Shqyrtim propozimin-vendimin për aprovimin e rritjes së përfitimeve dhe pensioneve duke përditësuar tabelën në shtojcën 1. Të Ligjit Nr.04/L-054 për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të tyre (MFPT). Ashtu siç e patëm bërë njoftimin në tetor të vitit të kaluar bashkë me ministrinë Hekuran Murati gjatë janarit, pra sot zyrtarisht do të aprovohet rritja prej 20 për qind e pensioneve mbi shumën aktuale për familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarët e UÇK-së, viktimave të dhunës seksuale dhe viktimat civile”, ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar se për 20 për qind do të rritjen edhe pensionet për familjet e viktimave civile të luftës. Te familjet me dy e më shumë viktima civile rritja ka thënë se do të shkojë edhe përtej 20 për qind. Njësoj rritje do të ketë edhe për familjet e të zhdukurve civilë. Për këtë pikë detaje ka dhënë ministri i Financave Hekuran Murati.
“Do të rriten pensionet familjare për familjet e dëshmorëve të UÇK-së, duke filluar nga familja që ka një dëshmorë rritja do të jetë 20 për qind, kurse ato që kanë më tepër rritja do të jetë edhe përtej 20 për qind, ngjashëm do të jetë edhe për pensionet familjare për familjet e të zhdukurve të UÇK-së, do të rritjen të gjitha pensionet invalidore për invalidët e UÇK-së … rritje prej 20 për qind do të kenë edhe pensionet familjare për invalidët e UÇK-së pas vdekjes së invalidit të UÇK-së”, ka theksuar Murati.
Ai ka shtuar se për 20 për qind do të rritjen edhe pensionet për familjet e viktimave civile të luftës. Te familjet me dy e më shumë viktima civile rritja ka thënë se do të shkojë edhe përtej 20 për qind.
Murati ka thënë se do të ketë rritje edhe në shtesat për përkujdesje për invalidët e UÇK-së si dhe invalidët civilë të luftës.
Murati ka thënë se do të ketë rritje edhe në shtesat për përkujdesje për invalidët e UÇK-së. Rritje prej 20 për qind do të ketë edhe në pensionet e veteranëve të luftës si dhe viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Monitor