Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann ishte sot në Këshillin Kombëtar të Integrimit në Kuvendin e Shqipërisë nga ky foli gjerësisht për integrimin e Shqipërisë në BE. Gjatë fjalës së saj, ajo tha se nga muaji maj, Komisioni Europian ka krijuar një mundësi për fonde shtesë për rritjen ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ambasadorja shtoi se për t’i marrë ato, Shqipëria duhet të plotësojë kriteret.
“Nuk duhet të kesh master për të kuptuar që ekonomia e Shqipërisë është nën mesataren e vendeve të BE. Brenda BE ne kemi fonde strukturore ndaj për këtë arsye kryetarja e Komisionit Evropian në muajin maj bëri një propozim për një paketë rritje për vendet e Ballkanit Perëndimor që të përshpejtojnë rritjen ekonomike, pasi nëse do të lëmë në rastësi duhet një kohë e gjatë.
Kjo është një pikë për tu dhënë një shtyje tjetër, por nuk ka dsrekë falas ashtu siç nuk ka nuk ka fonde falas, por mbështetja lidhet me kushte, pasi nëse do fondet e BE duhet që të plotësosh disa kushte.
Ky është një propozim që po diskutohet me vendet anëtare pasi është pjesë e rishikimit afatmesëm për buxhetin dhe paketa përfundimtare nuk është akoma gati por është një objektiv i deklaruar i Komisionit Evropian. Duhet që të garantojmë se ne i kemi njerëzit që duan të përfitojnë nga anëtarësimi. Duhet të krijohen kushtet për investime, vende pune si dhe që njerëzit të thotë po, dua të rri këtu në Shqipëri dhe të nxjerr jetesën time këtu në Shqipëri”, u shpreh ambasadorja Hohmann.
Kjo deklaratë e Ambasadores vjen në të njëjtën ditë kur u zbulua se Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Komisionit Europian ka vendosur të pezullojë grantet për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre.