Ditën e sotme përfundon mandati i Skënder Gjinushit si kryetar i Akademisë së Shkencave.
Deputetja e PD, Flutura Açka ka reaguar pas tentativave të maxhorancës për të miratuar me çdo kusht zgjatjen e mandatit të Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave brenda këtij sesioni parlamentar, duke hequr dorë edhe nga amendamentet e tjera.
Përmes një statusi në Facebook ka thënë se në Parlament po bëhet një puç parlamentar me iniciativën e deputetëve Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, duke stisur një mbledhje për të kaluar projektligjin që zgjat mandatin e Gjinushit.
Kjo thotë Açka, po bëhet në kundërshtim të plotë me rregulloren e Kuvendit ku po thirren anëtarët e komisionit në forma private.
Kujtojmë se pak ditë më parë deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj kanë paraqitur një projektligj në Komisionin e Edukimit, për të ndryshuar ligjin në fuqi për Akademinë e Shkencave, duke kërkuar që kryetari i Akademisë të ketë të drejtë të rrijë mandat pas mandati në krye të institucionit që drejton.
Reagimi i Flutura Açkës
Puç në Parlament për të zgjatur mandatin e Skënder Gjinushit
Deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj nuk mund të shkelin ligjin dhe Rregulloren e Parlamentit
Në vëmendje të Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zonjës Lindita Nikolla
Në vëmendje të medias shqiptare
Sot, pikërisht në ditën e mbarimit të mandatit të Skënder Gjinushit si Kryetar i Akademisë së Shkencave të RSH, kur të gjitha komisionet parlamentare e kanë mbyllur sesionin e punës së tyre dhe kanë dorëzuar (sipas rregullores së Parlamentit 48 orë më parë) të gjitha vendimet për seancën e nesërme të Parlamentit, dy anëtarë të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik (KPEMIP), deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, po përgatisin një puç parlamentar, duke stisur një mbledhje jashtë rendit të KPEMIP-së, për të kaluar në votim projektligjin e tyre famëkeq, që ia zgjat jetën nē drejtimin e Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi.
Me forma tipike ilegale, me një ngut të pajustifikuar, në kundërshtim të plotë me Rregulloren e Parlamentit, duke i bërë presion të hapur kolegëve të shumicës, anëtarë të KPEMIP, duke e detyruar hapur stafin e komisionit dhe stafin e Kuvendit që mbikëqyr punën e komisioneve që të shkelë Rregulloren, në sulm të hapur ndaj zgjedhjeve të lira në Akademinë e Shkencave të RSH dhe kundër dëshirës së Asamblesë së ASH-së, në fyerje të hapur të autonomisë që i jep ligji këtij institucioni, këta dy kolegë po përpiqen ta quajnë të kryer misionin e tyre të nisur prej muajsh në shërbim personal ndaj Skënder Gjinushit.
Në të gjitha hallkat e shqyrtimi të projektligjit të sjellē nē Kuvend nga kolegët Koçi e Beqiraj, ka pasur shkelje, mospërputhje ligjore, manipulime të dokumentacionit të ardhur nga ASH dhe nonsense qē kërkojnë kohēn e vet për një produkt cilësor. Nxitimi ka vetēm një qëllim, siç ka edhe ligji vetëm një emër: të shpëtojmë kryetarin e ikur tē ASH, edhe pse për ta bërë këtë shkelet ligji hapur faqe shqiptarëve.
Si titullare e këtij komisioni i bëj me dije Kryetares së Kuvendit se deri në këto çaste nuk jam informuar për depozitimin e ndonjë kërkese nē protokollin e Kuvendit për mbledhje të KPEMIP nga dy deputetët. Vetēm pas martjes së kërkesës, si drejtuese kam detyrimin ta shqyrtoj dhe të vendos datën dhe orën e mbledhjes, sipas Rregullores.
I bëj thirrje dy kolegëve deputetë të respektojnë Rregulloren e Kuvendit për thirrjen e mbledhjes së Komisionit Parlamentar dhe të mos urdhërojnë kolegët në forma private dhe jo institucionale dhe jashtē hierarkisë së përcaktuar nga kjo Rregullore. Mënyra e mbledhjes së Komisionit Parlamentar dhe procedura e mbarëvajtjes së tij është përcaktuar shume qartë nē ligj.
Ata nuk kanë asnjë të drejtë që krizën që po kalon Akademia e Shkencave për shkak tē drejtimit të saj autoritarian, t’ia transmetojnë kolegëve të tyre të Komisionit.
I bëjë thirrje kolegëve deputetë të shumicēs qē kanë nën presion e vazhdueshëm të ethes Gjinushiane që KPEMIP po kalon prej muajsh, të mos bie prehë e aktive joinstitucionale dhe tē ngrihen nē përgjegjësinë e respektimit të ligjit, për të cilin janë betuar.
I bëj thirrje stafit të Komisionit dhe stafit të Kuvendit të Shqipërisë që të respektojnë Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë dhe të mos bëjnë lojën e asnjë maskarade politike e që do t’i ngarkojë me përgjegjësi,
Para ligjit jemi të gjithë të barabartë dhe atë e garanton më së pari Kuvendi i Shqipërisë. Nëse nuk ndodh kjo as në Kuvendin e Shqipërisë, ai do të kthehet në kazerma shkeljeve ligjore dhe Shqipëria nē një republikës antikuahtetuese.
Flutura Açka