Një protestë homazh u lajmërua sot në Shkodër kundër krimit që mori 3 jetë njerëzish një ditë më parë. Por në protestën e orës 18.00 askush nuk doli të protestojë në mënyrë të heshtur para Bashkisë së qytetit. Frika e madhe që ka kapluar qytetin e madh të veriut nga bandat ka bërë që qytetarët të mbyllen në shtëpitë e tyre.
Te ngjashme
/ 1 orë Më Parë