Deputeti socialist Jurgis Çyrbja ka dorëzuar papritur mandatin e deputetit. Ky vendim i tij vjen 2 ditë pasi u pyet për më shumë se 5 orë në Prokurorinë e Posaçme.
Ai u pyet në lidhje me kallëzimin e bërë ndaj tij nga Edi Paloka, i cili e akuzon për shpërdorim detyre në kohën kur ishte drejtor i Hipotekës së Durrësit.
Sipas Palokës, kur ishte në postin e drejtorit të Hipotekës, Jurgis Çyrbja ka firmosur brenda të njëjtës ditë dy praktika për të njëjtën pronë, por me dy emra të ndryshëm.