Gazment Bardhi ka treguar për mediat se si do të vazhdojë aksioni opozitar, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së ditën e sotme.
Ai tha se nesër do të paraqiten në parlament edhe pse e dinë që nuk do të lejohen të futen, por e quajti përjashtimin e deputetëve të opozitës, antikushtetues.
“Na kanë shpallur luftë dhe ne do ti përgjigjemi. Është një akt antikushtetues të cilit kemi vendosur të mos i nënshtrohemi. Kemi vendosur që të gjithë nesër të jemi në seancë plenare. Grupi Parlamentar i PD do paraqitet nesër në seancë, Rama mund ta në verë përballë ushtrinë apo policinë, por një kuvend kandidat për në BE që pengon deputetët me forca sigurie shfaq në sytë e cdo qytetari shqiptar tiparet e shtetit që po ndërton Rama. Ne jemi deputetë të Kuvendit dhe qëllimi i asaj që ndodhi javën e shkuar nuk ishte për të penguar askënd. Ne nuk jemi në betejë me pjesën dërmuese prej deputetëve të PS. Ata kanë zgjedhur të nënshtrohen dhe të heshtin. Ne kemi zgjedhur të themi të vërtetën. Ka deputetë të PS që konfirmojnë se Shqipëria po rrëshqet në regjim autoritar”, u shpreh ndër të tjera Bardhi.
Duke folur për reagimin zyrtar të SPAK për mesazhet e dërguara në telefonin e tij, Bardhi tha se e vërteta doli dhe i takon Prokurorisë së Posaçme të zbulojë se kush i sajoi bisedat përgjuese të tij në Signal.
Ne nuk kemi asnjë lloj mbrojtje dhe asnjëlloj ndikimi në insitucionet e drejtësisë, dhe nëse do kishim kryer një krim do ishim para drejtësisë. Dikujt që i djeg e vërteta nuk ka nevojë të sajojë mesazhe të manipuluara. Është në interes edhe të SPAK për të zbuluar autorët e këtyre sajimeve. E vërteta doli dhe kjo ka dëmtuar dhe reputacionin e SPAK dhe është në interesin e tyre të zbardhet kush qëndron pas këtyre mesazheve.