John Hopfield dhe Geoffrey Hinton fitojnë çmimin Nobel në Fizikë për punën në inteligjencën artificiale

Çmimi Nobel 2024 në Fizikë i është dhënë John Hopfield dhe Geoffrey Hinton për “zbulimet e tyre themelore” që mundësojnë mësimin e makinerive me rrjete nervore artificiale.

“Edhe pse kompjuterët nuk mund të mendojnë, makinat tani mund të imitojnë funksione të tilla si kujtesa dhe të mësuarit. Laureatët e këtij viti në fizikë kanë ndihmuar për ta bërë këtë të mundur”, tha Komiteti Nobel në një deklaratë.

Nga viti 1901 deri në vitin 2023, janë dhënë 117 çmime Nobel në Fizikë. Më i riu nga 225 laureatët ishte 25 vjeç, ndërsa më i moshuari 96.

Çmimi i Fizikës i vitit të kaluar iu dha Pierre Agostini nga Universiteti Shtetëror i Ohajos në Shtetet e Bashkuara, Ferenc Krausz nga Instituti Max Planck i Optikës Kuantike në Gjermani dhe Anne L’Huillier nga Universiteti Lund në Suedi.

Treshja gjeti një mënyrë për të krijuar impulse jashtëzakonisht të shkurtra drite që mund të përdoren për të matur se si elektronet brenda atomeve dhe molekulave lëvizin ose ndryshojnë energjinë.