Përplasen dy furgona në aksin Levan-Tepelenë, 6 persona dërgohen në spital

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Buzmadhë ku dy furgonë janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë janë lënduar disa pasagjerë.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes së dy mjeteve janë plagosur 6 pasagjerë. Këta të fundit janë dërguar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia tej normave. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti.