Korrupsioni në Shqipëri shqetëson ndërkombëtarët, ambasadori i BE: Mbetet më i lartë se mesatarja e BE

Në Shqipëri korrupsioni është më i lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian. Deklarata u bë nga ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato gjatë Forumit Rajonal për Politikat e Mirëqeverisjes.

Gonzato kërkoi që përpjekjet anti-korrupsion duhet të përqëndrohen në të gjitha kapitujt e negociuar, duke nisur nga sektorët me rrezikun më të lartë.

Më tej ambasadori i BE tha se presin që puna e qeverisë për strategjinë antikorrupson të miratohet dhe të zbatohet e plotë në veçanti në sektorët si Kadastra, Tatimet, Dogana, prokurimi publik, arsimi dhe shëndetësia.

“Ndërkohë që vendet e Ballkanit Perëndimor po vazhdojnë punën drejt anëtarësimit në BE, si vijimi ashtu dhe perceptimi i korrupsionit, mbeten më të larta se mesatarja e BE, ndaj duhet të përqendrohemi që të gjitha përpjekjet antikorrupsion të përqendrohen në të gjitha kapitujt e negociuar, duke filluar që nga sektorët me rrezikun më të lartë.

Vendet e BP duhet të vijojnë luftën ndaj korrupsionit me veprime konkrete duke përfshirë këtu kuadrin e duhur ligjor dhe institucional, burimet e duhura, zbatimin e ligjit.

Në Shqipëri presim që puna e qeverisë për strategjinë antikorrupson të miratohet dhe të zbatohet e plotë në veçanti në sektorët Kadastra, Tatimet, Dogana, prokurimi publik, arsimi dhe shëndetësia.

Kohët e fundit, Kuvendi i Shqipërisë krijoi një komision të posaçëm anti-korrupsion. Jo është një mundësi për të fuqizuar përpjekjet për parandalimin e korrupsionit, duke patur parasysh rezultatet e arritura, duhet të vijohet më tej.

Masa të tjera, krijohen, por është e rëndësishme që partnerët në rajon të shmangin veprimet që minojnë luftën anti-korrupsion, për shembull dobësimi i transparencës në prokurimin publik, apo akte ligjore të porositura të cilat anashkalojnë procedurat standarde, apo kufizimin e mandateve të organeve të pavarura anti-korrupsion.

Lufta ndaj korrupsionit do të përballet me rezistencë nga ata që përfitojnë nga ekzistenca e saj, prandaj  duhet vullnet i fortë politike, kjo pengon sundimin e ligjit. Unë kam besim se pjesëmarrësit do të merren me këtë çështje dhe do ta diskutojnë atë gjerësisht”, tha Silvio Gonzato.