VIDEO – E TURPSHME/ I frustruar nga zgjedhjet e Ramës, Pandeli Majko ia nxjerr inatin gazetares

Zgjedhja si drejtues politik i qarkut të Kukësit duket se ka ndikuar keq te deputeti socialist Pandeli Majko. Njoftimi i Ramës se drejtuesit politikë do të jenë në listën e hapur, e çon Majkon sërish drejt “gijotinës”, pasi është thuajse e pamundur që socialistët të përmbysin rezultatin në një bastion të djathtë.

Por, teksa nuk ka se çfarë i bën këtyre talljeve të kryetarit të tij, që herë e lë jashtë listës së sigurt e herë e vendos në një mision të pamundur, Majko vendos që frustrimin t’ua nxjerrë gazetarëve që kërkojnë t’i marrin ndonjë deklaratë.

Një ngjarje e turpshme ndodhi sot përpara fillimit të seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, kur gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, tentoi t’i marrë Majkos një prononcim në lidhje me zgjedhjen e tij si drejtues i qarkut të Kukësit.

I papranueshëm ishte reagimi i deputetit socialist, që shtyu me forcë mikrofonin e gazetares që s’po bënte asgjë më shumë veçse punën e saj. Akoma edhe më i rëndë është fakti që Majko shtyn një gazetare që është në pritje për të sjellë në jetë një fëmijë.

Majko mund të zgjidhte të mos komentonte, duke u justifikuar sërish me dhëmballën, ose të shpikte ndonjë dhimbje tjetër, por vendosi që inatin ndaj Ramës t’ia nxjerri një gazetareje.

Duke i kërkuar falje koleges gazetare, pasi kjo shprehje nuk ka asnjë lidhje me atë, siç thotë populli: “Kur s’ke ça i bën gomarit, i bie samarit”.