Gjykata ka lënë në burg 3 nga 4 të arrestuarit e fisit Rrja, të cilët dhunuan barbarisht dy persona te fisit Maja, pak ditë më parë në Krujë.
Për pronarin e lokalit, Kujtim Berdakun, Gjykata vendosi detyrim paraqitje, ndërsa la në burg Ineid Rrajën, Andi Rrajën dhe Eni Kullaj.
Ndërkohë, vijojnë ende të jenë në kërkim Rexhep Rraja, djali i ish deputetit dhe dy vëllezërit e Rrahman Rrajës.
Ineid dhe Andi Rraja kanë mohuar akuzat duke pretenduar se nuk kanë ushtruar dhunë ndaj dy kushërinjve Maja. Avokati berëi me dije se duhet të bëhet individualizimi i veprimeve të të gjithë personave te dyshuar. Po ashtu avokati kërkoi që të ndëshkohen autorët.
Prokuroria ka pretenduar se individualizimi i veprimeve konkrete që ka kryer secili do të bëhet në themel, sepse ende jemi në fazën e hetimeve paraprake. Organi i akuzës ende nuk e ka përcaktuar sesi ka dalë video dhe për cilin qëllim është publikuar.