OpenAI, kompania që qëndron pas chatbotit viral të inteligjencës artificiale ChatGPT, po krijon një njësi të re të quajtur “SuperEkipi” që synon të sigurojë që inteligjenca artificiale të mos përfundojë duke shkaktuar kaos ose diçka shumë më të keqe.
“Inteligjenca Artificiale do të jetë teknologjia më me ndikim që njerëzimi ka shpikur ndonjëherë dhe mund të na ndihmojë të zgjidhim shumë nga problemet më të rëndësishme të botës”, tha OpenAI në një postim ku prezantoi iniciativën e re. “Por fuqia e madhe e superinteligjencës mund të jetë gjithashtu shumë e rrezikshme dhe mund të çojë në pafuqinë e njerëzimit apo edhe në zhdukjen e njeriut.”
OpenAI tha se megjithëse inteligjenca artificiale ose superinteligjrnca mund të duket shumë larg, por beson se mund të zhvillohet deri në vitin 2030. Kompania pranon me lehtësi se në kohën e tanishme, nuk ekziston asnjë sistem “për drejtimin ose kontrollin e një AI potencialisht superinteligjente dhe për ta parandaluar atë që të bëhet mashtruese. ”
Për t’u marrë me situatën, OpenAI dëshiron të ndërtojë një “kërkues të automatizuar të shtrirjes në nivel njerëzor” që do të kryente kontrolle sigurie në një AI superinteligjente, duke shtuar se menaxhimi i këtyre rreziqeve do të kërkojë gjithashtu institucione të reja të fokusuara në qeverisje dhe fusha të tjera të lidhura.
Kompania tha se i ka vendosur vetes një “qëllim tepër ambicioz” që “nuk është i garantuar të ketë sukses”, por shtoi se është “optimiste që një përpjekje e fokusuar dhe e bashkërenduar mund ta zgjidhë këtë problem”.