Jëne publikuar dokumentet dhe rregullat për familjarët trashëgimtarë të të dënuarve politik gjatë komunizmit, të cilët do të përfitojnë këstin e tretë të pagesës.
Bëhet fjalë për kategorinë e përfituesve joparësorë.
Për trashëgimtarët e ish të dënuarve politikë, që bëjnë pjesë në kategorinë
Dokumentet që duhet të dërgojnë përfituesit janë :
1. Dëshmi trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose kopje e njësuar noterizuar;
2. Autorizim me shkrim i lëshuar nga përfituesi për të përfituar dokumentet e nevojshme elektronike; Çertifikatë vdekje e ish të dënuarit dhe ҫertifikatë e trungut familjar (ҫertifikata e trungut nuk mund të zëvendësohet me ҫertifikatë familjare) do të aksesohen dhe printohen nga ana e Drejtorisë së Pagesave të Dëmshpërblimeve nëpërmjet portalit të shërbimeve publike elektronike e-albania, brenda kuadrit të shërbimeve që disponon e-albania. Ato shërbime të cilat nuk aksesohen dot nëpërmjet portalit elektronik të shërbimeve publike do ti kërkohen subjekteve përfituese për ti dërguar;
3. Numrat e llogarisë bankare në Lek (në përputhje me Standartin Ndërkombëtar ISO 13616 “Shërbimet bankare dhe të ngjashme-Numri Ndërkombëtar i Llogarisë Bankarë-IBAN”) për çdo trashëgimtar ose për personin e autorizuar me prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që ushtron veprimtarin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv);
4. Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit.
a. Kur një trashëgimtar i radhës së parë, të ish të dënuarit politikë, nuk jeton, për të tërhequr dëmshpërblimin, trashëgimtarët e radhës së dytë, (fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, të gjithë dokumentet e shënuara në pikën 2, për trashëgimtarin e radhës së parë që nuk jeton.
b. Kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërblim në bazë të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të rregjimit komunist”, i ndryshuar, nuk vazhdon më tej. Në këtë rast, shpërndarja e vlerës të këstit të radhës kryhet sipas rrethit të familjarëve, për trashëgimtarët që jetojnë. Për të fituar këtë të drejtë, rrethit i familjarëve, duhet të dërgojë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë: i.) Certifikatën e vdekjes së trashëgimtarit të rradhës së dytë që nuk jeton.
Personat, të cilët nuk dëmshpërblehen, për shkak të mosplotësimit të dokumenteve, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare.
3. Për shpërndarjen e kësteve të tjera, pagesa e këstit vijues, do të kryhet mbi bazë të
dokumentacionit të dërguar më parë, kur nuk ka:
a. Kontestim, nga rrethi i familjarëve ose të trashëgimtarëve.
b. Ndryshime të statusit të ish të dënuarit politik ose të trashëgimtarëve, jetojnë.
c. Revokim të prokurës së posaçme.
Kur trashëgimtarët, sipas këtij ligji, e revokojnë delegimin me prokurë, dokumentacioni që duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave janë:
i. Revokimi i prokurës, origjinale ose kopje e njësuar;
ii. Numër Llogarie bankare në Lek për çdo trashëgimtar;
iii. Dokument identifikimi (kopje ID-je, Pasaporte) për çdo trashëgimtar.
4. Për çdo shpërndarje të kësteve vijuese, trashëgimtari ligjor, duhet të dërgojnë në
Ministrinë e Financave, këto dokumenta:
i. Numrat e llogarisë bankare në Lekë për çdo trashëgimtar, ose për personin e autorizuar që
ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit në Lek, (dokumenti i bankës duhet të jetë i periudhës kur dorëzohet dokumenti dhe të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).
ii. Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka
prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit.
5. Në mbështetje të dokumentacionit të depozituar pranë Ministrisë së Financave, Drejtoria e
Pagesave dhe Dëmshpërblimeve, në zbatim ligjit në fuqi për dëmshpërblimet e ish të dënuarve politik, të Vendimeve të Këshillit të Ministrave, të Udhëzimeve të Ministrit të Financave, realizon shpërndarjen e pagesave të këstit të radhës, duke bërë kontrollin e dokumentacionit të depozituar për çdo dosje individuale të ish të dënuarve politikë, pranë kësaj Drejtorie dhe duke ndjekur rradhën e pagesave të paguara ndër vite.