Ruel Domi
Disa javë më parë, më kapi syri një lajm të cilin mendoja që nuk do ta shihja kurrë në jetën time. Politika është dinamike, dhe shprehja ‘never say never’ e gjen veten të nënshkruar në politikë e sidomos në gjeopolitikë. Sidoqoftë s’do ta kisha menduar asnjehere që aleati strategjik i shqiptarëve SHBA, do të mbante një stervitje të perbashkët ushtarake me Serbinë, që SHBA e bombardoi si pergjigje ndaj te Sllobodan Milloshevic ndaj shqiptarëve te Kosovës ne 1999. Pas 25 vitesh, faktori shqiptar ka bërë progres të dukshëm në arenën ndërkombëtare: nga clirimi i Kosovës në 1999 dhe më pas pamvarësia në 2008e deri tek firmosja e marrëveshjes së stabilizim-asocimit nga Shqiperia në vitin 2006, e pasuar me hyrjen në NATO në 2009 dhe me heqjen e vizave në vitin 2010. Që nga marrja e statusit të vendit kandidat për anëtarësim ne BE ne vitin 2013, Shqipëria ka hyrë në një stanjacion gjeopolitik. Në të njëjtën kohë, Serbia, kundërshtari ekonomik, ushtarak, politik e kulturor i Shqipërisë është ‘shqepur’ me investime nga BE, me armë dhe municione nga Rusia e Kina si dhe me amnisti nga funksionarë si Lajcak dhe Borell, që fajin për terrorizmin serb në veri të Kosovës ua kane atribuar autoriteteve të Kosovës, ne nje perpjekje per ta mbajtur Serbine larg krahëve te Rusise. Gjate kesaj analize lindin disa pyetje: Ku hyn qeveria e Ramës ne kete mesele gjeopolitike? Pse forcimi gjeopolitik i Serbisë qënka domosdoshmërisht i lidhur me qeverinë e Edi Ramës? Pergjigjet e ketyre pyetjeve gjendjen tek disa fakte te cilat duhet të na bejne te gjithëve koshientë per ata cfare po ndodh ne hapësirën shqiptare dhe në Ballkanin Perëndimor.
Ne samitin për Ukrainën të mbajtur në shkurt, kryeministri Rama ftoi Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenski dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor për të koordinuar mbështetjen ndaj Ukrainës, e cila parashikon dhe prodhimin e armëve dhe municioneve. Për hir të së vertetës, ky samit ishte lëvizje e zgjuar nga ana e diplomacise shqiptare që pati mundesine t’i tregojë aleatëve rreshtimin e qartë dhe pa ekuivok të Shqipërisë në kampin perëndimor përkrah Ukrainës dhe aleatëve të saj perëndimor. Sidoqofte, ftesa për Serbinë në këtë samit ishte gabim i madh i gjeopolitikës shqiptare dhe i qeverisë Rama. Nëpërmjet pranisë së saj në këtë samit, Serbia e ka portretizuar veten si një vënd paqedashës në Ballkan, kur realiteti tregon te kunderten, dhe si një vënd që mbeshtet Ukrainën, pamvaresisht faktit që bashkë me Hungarine, Serbia është i vetmi vënd që nuk ka vendosur sanksione ndaj Federates Ruse mbas pushtimit të Ukrainës ne shkurt te vitit 2022. Këto lloj samitesh përdoren nga Serbia për t’i treguar perëndimit se Serbia është aleat për paqe dhe për sa kohe kjo ndodh, Kosova nuk duhët të jetë as në axhendë dhe as kusht per pranimin e Serbisë në Bashkimin Europian. Udhëheqja serbe ka qenë e afte të eci ne fijen e holle te karakterit bipolar te raportit të forcave ne bote sot duke marre miliarde dollare investime dhe nga BE dhe nga Kina, duke blere nga Rusia, Turqia por dhe duke i shitur armë SHBA-ve.
Nderkaq, Shqipëria 2.0 e Ballkanit Perëndimor, Kosova, është e vendosur nen sanksione nga BE per shkak te një seri incidentesh ku shtetit kosovar i është dashur të mbrojë sovranitetin e vetë territorial. Që nga njehsimi i targave serbe me ato te Republikës së Kosovës, tek futja ne zyra e kryetareve te zgjedhur ne komunat me shumice serbe, e deri tek heqja e dinarit si monedhe nga territori i Republikes se Kosovës, Kosova është perballur me baltë mediatike nga Beogradi zyrtar, me kritika të shumta nga ndërkombetarët, por cuditerisht dhe me sanksione nga vendi amë i Kosoves, Shqipëria. Në fakt, qeveria Rama ishte e para ne Ballkan qe ju bashkua BE-se ne sanksionimin e Kosovës. Kesaj, dukej i bashkengjitur dhe marredheniet toksike qe Rama ka krijuar me Kryeministrin e Kosoves, Albin Kurtin, e ben qeverine Rama fajtore per kete situate. Kur Serbia perdori grupe paramilitare per të sulmuar Kosovën ne Banjskë, qeveria shqiptare pati nje reagim thuajse asnjeanes. Per më teper, presioni i pakuptimte i Tiranës zyrtare për asosacionin e komunave me shumicë serbe, kjo duke demtuar dhe anashkaluar autoritetet e Kosovës, dëmtoi marrëdheniet Shqiperi-Kosove, duke shtuar tensionet Tirane-Prishtine, dhe duke forcuar mëtej Vucic dhe Serbine.
Rezultati i lëvizjeve te gabuara te qeverisë Rama, na kanë sjellë në këtë situatë stanjacioni. Sipas INSTAT, ne Shqipëri jetojne afro 2.4 mln banore, rreth 400,000 ose 16% më pak se ne 2011. Nga ana tjetër, integriteti territorial i Kosovës rrezikohet sot me shume se asnjëhere. Nga presioni ndërkombëtar për idenë absurde të asosacionit të së ashtëquajturave komuna me shumicë serbe, tek përpjekjet e Beogradit për krijimin e botës serbe me Republiken Srpska te Dodik dhe Veriun e Kosovës si pjese te Serbisë, ekzistenca e Kosovës sot është vënë në diskutim. Pushtimi rus i Ukrainës, manovrat ushtarake kineze rreth Taivanit, kërcenimi Koreano-Verior ndaj Koresë se Jugut, sulmet azerbaxhanese ndaj rajonit te Naghron-Karabagh etj, duhet të na zgjojnë dhe të na bëjnë të kuptojmë se Serbia do kerkojë të bëjë të njëjtën gjë në Ballkan sapo të gjejë mundësi.
Pyetja tjetër që lind është: Cfarë duhet të bëjë politika shqiptare? Nëse qeveria Rama del nga flluska e të parit të marrëdhënieve politike vetëm si cështje ekonomike, do kuptojë se tregu i lire midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe pse nje ide e mire teorike, nuk është garantor afatgjate për paqen ne Ballkan. Në vijim, cdo marrëdhënie e shtetit shqiptar me Serbine duhet te qenderzohet rreth njohjes se Kosoves; Serbia ka interesa ekonomike ne Shqipëri dhe vendosja e tarifave ndaj produkteve serbe me kusht qe Serbia te ndalë fushaten e heqjes se njohjeve, fushatën anti-Kosove në Këshillin e Europës si dhe përpjekjet për shkëputje të veriut të Kosovës, do ishte politikë qe do të vendoste presionin e nevojshëm mbi Beogradin zyrtar. Së fundmi, rivaliteti i ftohtë Rama-Kurti po shkatërron interesat shqiptare në Ballkan. Per shkak te këtij rivaliteti toksik dhe anti-shqiptar, politika shqiptare nuk është koordinuar per te arritur qellimet e saj. Dhe qëllimet duhet të jenë: bashkimi ekonomik dhe kulturor i shqiptarëve në Ballkan si garantor i vetëm i paqes në Ballkan. Rindërtimi i ushtrisë shqiptare si garantor i vetëm per paqen në Ballkan. Ndalja e shpopullimit te Shqiperise dhe Kosoves. Mbeshtetja e pakompromis e Shqiperise dhe botës shqiptare ndaj Kosovës dhe njohjes se Kosovës nga Këshilli i Europes dhe Kombet e Bashkuara. Pa një plan strategjik për materializimin e këtyre ideve nuk kemi gjë në vije.