Mund të duket e pabesueshme, por kompania Apple sapo u vlerësua në 3 trilione dollarë. Ky rekord e kthen atë në kompanitë më të vlefshme në histori. Sa për krahasim, qeveria amerikane ka një buxhet vjetor prej rreth 4 trilionë dollarësh.
Aksionet e Apple janë rritur me rreth 45% në gjashtë muajt e fundit dhe të premten aksionet e saj u rritën me më shumë se 2% në një rekord prej 193,97 dollarësh, duke e shtyrë atë në vlerën e saj historike të tregut.
Kompania me bazë në Kaliforni arriti vlerën e tregut prej 3 trilion dollarësh një ditë në janar të vitit të kaluar, por nuk arriti të mbyllej në atë nivel, raportoi Axios.
Apple ka vendosur shpesh rekorde. Pesë vjet më parë ajo u bë kompania e parë amerikane e tregtuar publikisht me vlerë 1 trilion dollarë.