Një ndërprerje e energjisë elektrike ka ndodhur sot në kryeqytet, ndërsa e njëjta situarë raportohet në disa qytete të vendit, si Shkodër, Kukës, Elbasan, Durrës, Fieri, Lushnja, Saranda etj.
Kjo ndërprerje ndodh në ditën më të nxehtë të këtij muaji kur temperaturat shënojnë 40 gradë në disa qytete. Shumë objekte dhe biznese për pak minuta janë detyruar të ndalojnë aktivitetin e tyre.
Deri tani asnjë institucion nuk ka reaguar apo informuar për shkakun që ka sjellë këtë avari.