Youtuberi i njohur IShowSpeed në Tiranë, takohet me Ramën dhe luan basketboll në kryeministri, dhjetëra të rinj e ndjekin me entuziazëm

Youtuberi i njohur IShowSpeed ka mbërritur sot në Shqipëri, ndërsa kanë qenë të shumtë të rinjtë, të cilët kanë ndjekur çdo lëvizje të tij, ku është ndalur ne disa pika të kryeqytetit.

Udhëtimin drejt Shqipërisë, Spedd e ka filmuar live në kanalin e tij në Youtube, ku numëron mbi 25 milionë ndjekës.

Youtuberi me famë botërore dhe idhull i shumë adoleshëntëve, është pritur në zyrë nga kryeministri Edi Rama. Në pamjet e shpërndara live nga vetë i riu, Rama e ka ftuar atë në zyrë ku kanë luajtur edhe basketboll.

Pas vizitës në kryeministri, IShoëSpeed ka shëtitur rrugëve të kryeqytetit, ndërsa shumë të rinj qëndronin pas tij. Në një moment kur ai po i drejtohej mjetit, një i ri, i rrëmbeu kapelen nga koka, për ta pasur si kujtim.

Mësohet se youtuberi ka shprehur dëshirën për tu takuar edhe me presidentin e vendit, por deri tani nuk iu realizua.