Shënoi golin e avantazhit ndaj Kroacisë, babai i Qazim Laçit i emocionuar: E kam ëndërruar gjithë jetës

Babai i Qazim Laçit, futbollistit që i dha avantazhin Shqipërisë në ndeshjen e kësaj të mërkure me Kroacinë ka treguar emocionet që ai dhe bashkëshortja e tij përjetuan.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se atë moment e kishte ëndërruar për gjithë jetën. Ndërkohë nuk la pa përgëzuar edhe lojtarët e tjerë të kombëtares, për të cilët tha se janë heronjtë e Shqipërisë.

“Ishte një ëndërr që e ëndërroja gjithë jetën. Kur preku topin e parë, i thash bashkëshortes time që do të bëjë gol sot, por nuk më doli parashikimi se unë thash që do të fitojnë 2-1.  Unë i kam thënë djalit të jesh i gatshëm gjithmonë, kur do luaj e di trajneri edhe dy minuta të futet, djali është i detyruar të japë shpirtin sepse ata janë 26 heronjtë tanë”, tha babai i Laçit.

Shqipëria mori një barazim të rëndësishëm në minutën e fundit përballë Kroacisë, me Klaus Gjasulën që shënoi në minutën e fundit për t’i dhënë pikën e parë kuqezinjve në këtë Europian.

Në minutën e 11’ ishte Shqipëria që kaloi në avantazh me anë të Qazim Laçit pas një goditje me kokë. Në pjesën e dytë, rezultati shkoi në favor të kroatëve me golin e Kramaric dhe një autogol të Gjasulës.

Por ishte pikërisht ky i fundit, i cili në minutat e fundit të kohës shtesë korrigjoi gabimin e tij dhe i dha barazimin kombëtares sonë.