Përfundon pjesa e parë, Shqipëria në avantazh ndaj Kroacisë, vendos Qazim Laçi

Shqipëria e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Kroacisë, në ndeshjen e dytë të grupit B.

Ka mjaftuar goli me kokë i Qazim Laçit në minutën e 11-të, pas një krosimi fantastik të Jasir Asanit nga krahu i djathtë.

Kuqezinjtë nuk janë mjaftuar me golin, pasi kanë krijuar edhe 2 raste të tjera të pastra, por Kristjan Asllani dhe Rei Manaj nuk arritën të finalizonin dy raste të pastra.

Shpresojmë që lojtarët e Komnbëtares tonë të ruajnë të njëjtin ritëm edhe në pjesën e dytë, ëpr të na dhënë fitoren e parë në këtë Kampionat Europian dhe për të shpresuar në kalimin e grupit.