“Isha për diçka personale”, ish-deputetja e PD tregon arsyen se përse u thirr në SPAK

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Ledina Alolli është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.

Alolli ka qëndruar rreth një orë në SPAK ndërsa pasi ka dalë ka thënë se u paraqit për diçka personale. Ajo u tregua e rezervuar me gazetarët për arsyet e thirrjes në SPAK.

Alolli ka qenë deputetete për qarkun e Korçës përgjatë viteve 2009-2013.

Në të njëjtën kohë ka qenë pjesë e disa komisioneve parlamentare si Anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Anëtare e Sekretariatit për Kërkim Shkencor, Bibliotekën dhe Botime, Anëtare zëvendësuese e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Medias.