Në 25 qershor Apeli “vulos” fatin e tij, Fredi Beleri bën sërish rekurs në Gjykatën e Lartë

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri ka bërë një tjetër rekurs në Gjykatën e Lartë. Teksa është në pritje të vendimit të Apelit për pafajësinë e tij, që pritet të jepet në 25 qershor, Beleri në rekursin e tij kërkon shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Vlorës, që regjistroi procedimin penal për të.

Fredi Beleri prej më shumë se një viti po vijon betejën me drejtësinë, që pas arrestimit të tij më 12 maj, 2 ditë para zgjedhjeve lokale, për blerje votash.

Gjykata e Posaçme e dënoi atë me 2 vite burg ndërsa Beleri pret pafajësinë në Apel. Vetëm pak ditë më parë ai u zgjodh si euredeputet, teksa kandidoi me partinë e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

Fredi Beleri, në një intervistë së fundmi nga burgu, tha se nëse Apeli e shpall të pafajshëm, ai do të zgjedhë postin e kryebashkiakut dhe jo atë të eurodeputetit.