Janë publikuar emrat e disa prej të arrestuarve dhe atyre të shpallur në kërkim, pas një operacioni të SPAK dhe policisë shqiptare, ku kanë marrë pjesë edhe autoritetet e Kosovës dhe Spanjës.
Mësohet se personat e arrestuar ishin pjesë e një rrjeti që trafikonte emigrante me pasaporta të falsifikuara, përmes doganave tokësore ose përmes aeroporteve, duke i dërguar jashtë vendit.
Kështu në pranga janë vënë 20 persona, ndërsa u lëshuan 30 masa arresti me burg dhe 6 arrest shtëpie.
Në këtë grup kriminal ka qenë i përfshirë edhe një efektiv policie, ndërsa janë kontrolluar 51 ambiente. Gjithashtu bëhet me dije se prej personave që dyshohet se janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal ndodhen në burg jashtë vendit.
Emrat e disa prej të arretuarve janë: Arnold Shehu, Amarildo Luca, Ylli Çaushaj, Bashkim Sula, Besnik Lumaj, R. Marashi, Redi Salaj, Sokol Maloku, Fatmir Stankova, Gridi Elezi, Bajram Xhaja, Sibora Rexha, Bardhyl Imeri
Gjithashtu urdhër arreste janë lëshuar edhe për: P.Canaj, Xhelil Alla, Ylli Ibrahimak e Leonard Lama.