Miratohen me votat e mazhorancës dy Komisionet e Posaçëm, Antikorrupsioni drejtohet nga Xhafaj, Dezinformimi nga Braçe

Mazhoranca ka miratuar me 73 vota dy Komisionet e Posaçëm, atë të Dezinformimit dhe Antikorrupsionit.

Komisioni i Posaçëm i Antikorrupsionit do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj dhe do të ketë 11 anëtarë, ku 10 janë përcaktuar, ndërsa 1 tjetër do ta zgjedhë grupi parlamentar i PD-së, por që këta të fundit kanë refuzuar të jenë pjesë e tij.

Ndërkohë, Komisioni për Dezinformimin do të drejtohet nga Erion Braçe, ndërsa pjesë e tij do të jenë edhe kryetarët e Komisioneve të tjera Parlamentare.

Të dy Komisionet janë kundërshtuar nga opozita, pasi sipas deputetëve demokratë, këta Komisione synojnë të kapin SPAK-un dhe të mos lejojnë mediat e lira të publikojnë skandalet e qeverisë.

Anëtarët e Komisionit të Posaçëm Anti-Korrupsion

Fatmir Xhafaj

Klotilda Bushka

Eduard Shalsi

Etilda Gjonaj

Evis Kushi

Toni Gogu

Jorida Tabaku

Dhurata Tyli

Sorina Koti

Flutura Açka

Anëtarët e Komisionit të Dezinformimit

Erion Brace

Etilda Gjonaj

Bledi Çuçi

Pandeli Majko

Mimi Kodheli

Ensemvlera Zeka

Mesila Doda

Fatmir Mediu